Nga ndeshja e autobusit me kamion – 18 vetë e humbën jetën Foto: AFP

Nga ndeshja e autobusit me kamion – 18 vetë e humbën jetën

03 July 2017 17:35

Nga një ndeshje e sotme e autobusit me kamion në pjesën jugore të Gjermanisë, janë vrarë 18 vetë.

Në autobus gjendeshin 46 pensionistë dhe dy shoferë.

Ministri i transportit i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, tha se janë gjetur 11 trupa të pajetë, nga autobusi që ishte përfshirë nga zjarri. Autoritetet vazhdojnë kërkimin për 7 trupat e tjerë, transmeton REL.

Ministri Dobrindt tha se zjarri, i cili e kishte përfshirë autobusin, ishte “aq i fuqishëm sa vetëm pjesët e metalta mund të njiheshin...dhe nga kjo mund të kuptohet se çka kanë përjetuar njerëzit në këtë autobus”.

Ndeshja ka ndodhur në autostradën A19, afër qytetit Munçenberg në Bavari.

Raportohet se udhëtarët e tjerë ia dolën të largohen nga autobusi, por kishin pësuar lëndime.

Zëdhënësja e policisë, Anne Hoefer, tha se autobusi ishte “shkatërruar krejtësisht” nga zjarri dhe disa udhëtarë nuk kishin mundur të dilnin nga ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur “thellësisht e tmerruar” me këtë aksident tragjik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme