Botë

12 të vdekur dhe 412 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 12 viktima si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 412 raste pozitive nga testimi i 3,567 personave të dyshuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 195.542 raste, prej të cilëve 182.078 janë shëruar, kurse 6.875 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoninë Veriore janë 6,589 raste aktive me COVID-19.