Botë

Pfizeri i kërkon SHBA-së që ta lejojë përdorimin e vaksinës anti-COVID tek moshat 5-11 vjeç

Pfizeri ka kërkuar nga qeveria amerikane të enjten që t'ia aprovojë vaksinën e saj për fëmijët e moshave 5 deri në 11 vjeç, në mënyrë që të evitohen infektimet tek të rinjtë dhe kështu të mbahen shkollat të hapura.

Nëse rregullatori i jep dritën e gjelbër kësaj kërkese, dhënia e vaksinave tek fëmijët mund të fillojë brenda pak javësh, për afërsisht 28 milionë fëmijë të këtyre grup-moshave.

Shumë prindër dhe mjekë pediatër janë duke ngritur zërin për mbrojtjen e fëmijëve nën moshën 12 vjeç. Sipas tyre, të rinjtë jo vetëm që mund të sëmuren seriozisht me COVID, mirëpo mbajtja e tyre në shkolla, mund të jetë një sfidë marrë parasysh se koronavirusi është ende në rritje tek komunitetet më pak të vaksinuara.

Administrata e Ushqimit dhe Barërave duhet të vendosë nëse ka mjaftueshëm të dhëna se dozat janë të sigurta dhe se do të kenë efekt tek fëmijët ashtu siç kanë tek adoleshentët dhe të rriturit.

Pfizeri dhe partneri i tij gjerman BioNTech, kanë bërë të ditur se hulumtimet e tyre kanë treguar që fëmijët mund të marrin një të tretën e një doze që marrin të tjerët.