Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 23 qytetarë, ndërsa janë regjistruar 467 raste të reja.
Bëhet e ditur se numri i të shëruarve është 496.
Në total në Maqedoni të Veriut janë infektuar 190.463 qytetarë me COVID-19, 6630 kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa janë shëruar 171.871. Janë 11.962 raste aktive.