Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia arreston një politikan për komplot kundër kryeministrit të Holandës

Policia holandeze ka arrestuar një politikan në Hagë nën dyshimin për përfshirje në një komplot për të vrarë kryeministrin Mark Rutte.

Shërbimi i sigurisë i kryeministrit tha se Arnoud van Doorn, kreu i Partisë së Unitetit të Hagës, u arrestua të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai "shfaqi sjellje të dyshimtë" ndërsa ecte nëpër të njëjtën zonë të qytetit si Rutte, tha shërbimi.

Van Doorn u lirua të hënën pas marrjes në pyetje të policisë.

Avokati i tij, Anis Boumanjal, i tha BBC-së se nuk duhej të ishte arrestuar sepse nuk kishte dyshime të arsyeshme se ishte fajtor.

Kryeministrit Rutte i janë shtuar forcat e sigurisë as frikës se mund të jetë objekt i një sulmi a rrëmbimi nga një bandë kriminale.