Botë

Britania bën thirrje për qetësi pas zemërimit rreth radhëve të gjata në pikat e derivateve

Kolona veturash janë krijuar në disa pika të furnizimit me derivate për të katërtën ditë radhazi në Britaninë e Madhe, derisa Qeveria ka paralajmëruar nxjerrjen e kamionëve të ushtrisë për të ndihmuar furnizimin, shkaku i mungesës së shoferëve të kamionëve.

Shoferët e veturave kanë shprehur zemërimin e tyre për faktin se nuk mund të furnizohen me derivate.

Shumë prej tyre kanë thënë se nuk ia kanë dalë që të shkojnë në punë. Shoqata e tregtarëve të naftës, që përfaqëson mbi 5.500 pika, ka bërë të ditur të dielën se rreth dy të tretat e anëtarëve kanë raportuar se kanë ngelur pa furnizime për shkak se mungesa e shoferëve ka shkaktuar blerje paniku të derivateve. Qeveri ka njoftuar se blerjet nga paniku kanë përkeqësuar gjendjen. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos furnizohen me derivate më shumë se sa që është e nevojshme. Qeveria ka siguruar ka mjaftueshëm derivate për të gjithë. Britanisë i duhen 100 shoferë kamionësh.