4 perditesime
21:39

SPD-ja rrit diferencën në projeksionet e fundit

Socialdemokratët kanë rritur diferencën në vendin e parë, sipas projeksioneve të fundit të të dy transmetuesve më të mëdhenj në Gjermani, ZDF dhe ARD.

Projeksioni i ARD-së e vendos të parën SPD-në me 25.7 për qind, ndjekur nga bashkimi konservator CDU/CSU me 24.5 për qind. Të Gjelbërit kanë 14.3 për qind, FDP-ja 11.5 për qind, AfD-ja 10.5 për qind dhe Të Majtët 5 për qind.

Image

Ndërkohë, projeksioni i ZDF-së parashikon se SPD-ja do të marrë 26 për qind, CDU/CSU 24.5 për qind, Të Gjelbërit 13.9 për qind, FDP-ja 11.7 për qind, AfD-ja 10.5 për qind dhe të Majtët 5 për qind.

Image
20:29

Scholz: Qytetarët duan që unë të jem kancelari i ardhshëm

Socialdemokrati gjerman, Olaf Scholz, e ka konsideruar sukses të madh rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve për kancelar. Projeksioni i publikuar nga mediat gjermane e paraqesin partinë e tij, SPD-n, të parën, me pak diferencë nga CDU-CSU. Ai ka deklaruar se qytetarët kanë kërkuar ndryshim.

"Do të jetë natë e gjatë zgjedhore, kjo është e sigurt. Qytetarët po presin pranë SPD-së sepse duan që të ketë ndryshim në Qeveri dhe një kancelar tjetër, të quajtur Olaf Scholz".

Ndërkohë, kandidati konservator nga CDU, Armin Laschet, ka thënë se partia e tij nuk mund të jetë e kënaqur me rezultatin zgjedhor, por se do të bëjë gjithçka për të ndërtuar një Qeveri të udhëhequr nga konservatorët.

“Gjermanët kanë nevojë për një koalicion të ardhshëm që modernizon vendin tonë.”

19:02

Laschet: E dinim se do të ishte një garë e ngushtë

Kandidati për kancelar nga bashkimi konservator CDU/CSU, Armin Laschet, ka thënë se ishin në dijeni se rezultati do të ishte i ngushtë, pas publikimit të Exit Polleve të para në zgjedhjet në Gjermania.

“Ne e dinim që do të ishte një garë e ngushtë. Rezultati përfundimtar nuk është i sigurt, por ne nuk mund të jemi të kënaqur me këtë rezultat”, pranoi ai.

"Do të jetë një natë e gjatë”, vijoi Laschet.

Ai thotë se të gjitha palët tani duhet të "kapërcejnë kontradiktat e tyre dhe ta mbajnë Gjermaninë së bashku".

"Ne kemi marrë një mandat të qartë nga votuesit tanë. Një votë për unionin tonë është një votë kundër një qeverie të majtë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të formuar një qeveri të udhëhequr nga CDU", deklaroi ai.

Laschet falënderoi Angela Merkelin për 16 vitet e saj si kancelare.

18:25

Exit Polli i dytë ua jep fitoren konservatorëve të Merkelit

Exit Polli i dytë i madh në Gjermani, i prodhuar për transmetuesin publik ZDF, u ka dhënë fitoren me rezultat të ngushtë konservatorëve të Angela Merkel. CDU/CSU ka 26 për qind, ndërsa SPD-ja 25 për qind. 

Edhe ky Exit Poll nënvizon faktin se sa të ngushta janë këto zgjedhje në Gjermani. 

Sipas BBC, parashikimet prej 25 ose 26% për bashkimin konservator CDU/CSU të kancelares Merkel do të ishin - deri tani - rezultati më i keq në nivelin federal në historinë e partisë.

Image
18:12

Garë e ngushtë në Gjermani, publikohet Exit Polli

Gjermania sot po mban zgjedhjet qeveritare. Bazuar në rezultatet fillestare, Socialdemokratët e Oaf Schlozit janë në garë të ngushtë me kristiandemokratët e Armin Laschetit, me nga 25 për qind të votave, bëhet e ditur në një Exit Poll të kryer nga transmetuesi publik gjerman ARD.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga një anketim i kryer me votuesit që kanë dalë nga 560 vendvotime në mbarë Gjermaninë. Janë 60 mijë qendra votimi në mbarë vendin, dhe rreth 40 për qind e qytetarëve kanë votuar.

Image