Nimetz në Shkup për kontestin e emrit me Greqinë

Nimetz në Shkup për kontestin e emrit me Greqinë

02 July 2017 13:38

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen për emrin, Matthew Nimetz prej sot e deri më 4 korrik do të qëndrojë në Shkup në biseda me kreun shtetëror të Maqedonisë për mundësitë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Nimetz, siç kumtoi pres-shërbimi i KB-së, shkon në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin, raporton rtv21.

Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së Republikës së Greqisë, është paraparë që Nimetz të shkojë për në Athinë, menjëherë pas vizitës në Shkup.

Matthew Nimetz në fund të muajit të kaluar, në një intervistë për një gazetë greke, deklaroi se zgjidhja e çështjes për emrin duhet të jetë lartë në agjendën e Qeverisë së re në Shkup. Ai theksoi se pret të fillojnë biseda serioze për zgjidhjen e problemit, i cili ekziston mes Shkupit dhe Athinës.

Zgjidhja e këtij problemi, sipas tij, mund të ndihmojë të tejkalohen edhe probleme tjera në rajon.

“Kontesti mund të zgjidhet nëse të dy vendet dhe liderët e tyre marrin përkrahje nga popujt e tyre, nëse shqyrtojnë diçka që është e logjikshme, që do ta mbajë dinjitetin e të dy vendeve, identitetin e të dy vendeve, kuptimin historik e të dy vendeve. Mendoj se ekzistojnë zgjidhje”, porositi Nimetz.

Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë, për herë të fundit i vizitoi të dy vendet në fund të korrikut të vitit 2014.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme