Botë

Aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Athinë

Një alarm ishte ndezur të dielën në Aeroportin Eleftherios Venizelos të Athinës, pasi një aeroplan Delta ishte detyruar që të ulej, pavarësisht problemeve me frenat.

Sipas televizionit Mega, aeroplani ishte duke fluturuar nga Atlanta për në Athinë, kur kishte raportuar për një problem me frenat në kullën e kontrollit.

Aeroplani kishte 248 njerëz në bord, ndërkohë që raportohej se frenat i ishin nxehur.

Zjarrfikësit dhe ambulanca kanë shkuar shpejtë në vendin e ngjarjes, për të vepruar ndaj rastit.

Ndërkohë, askush nga personat që ndodheshin në aeroplan nuk ka pasur ndonjë lëndim.