Në mëngjesin e sotëm banorët e rrethit Treshnjevka e Veriut në Zagreb u zgjuan nga një përmbytje e shkaktuar nga shpërthimi i tubit të ujit, raporton “Index.hr”.
Tubi ka shpërthyer në rrugën Selska, ndërsa bodrume të shumta janë përmbytur derisa zjarrfikësit kanë dalë në terren për të ndihmuar qytetarët që të largojnë ujin nga ambientet e përmbytura.
U formua një vrimë e madhe e thellë në rrugën Selska ku shpërtheu tubi para një shtëpie dhe qytetarët që kishin parë ngjarjen, thonë se dukej si të ketë rënë një bombë.
Shkaku i kësaj është mbyllur një prej rrugëve më të ngarkuara në Zagreb.
Po ashtu janë përmbytur edhe ambientet e klubit të futbollit Treshnjevka.