Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

11 burra në Maroko dënohen me 20 vjet burgim për kidnapim e përdhunim të një 17-vjeçareje

Një gjykatë në Maroko ka dënuar me 20 vjet burgim 11 burra, që janë shpallur fajtorë për kidnapim dhe përdhunim brutal të një vajze 17-vjeçare në vitin 2018, ka njoftuar prokurori, raporton BBC.

Vajza – e njohur si Khadija – ka treguar publikisht për sulmin, duke shfaqur plagët, djegiet dhe tatuazhet që thotë se ia kanë bërë sulmuesit e saj.

Në një intervistë në vitin 2018, ajo ka thënë se nuk do t’i falë kurrë sulmuesit.

Rasti ka shkaktuar zemërim në Maroko dhe nisi kampanja #DrejtësiPërKhadijan.

Avokati i Khadijas i ka thënë agjencisë AFP se do të apelojnë vendimin.

Edhe Tetë vjet burg burrit që përdhunoi një 11-vjeçare në Francë Botë Tetë vjet burg burrit që përdhunoi një 11-vjeçare në Francë

Ibrahim Hachane ka thënë se vendimet që janë dhënë nuk janë të rënda, pasi dënimi për trafikim është deri në 30 vjet burgim.

Hachane i ka thënë AFP-së se sulmuesit janë obliguar të paguajnë 16 mijë dollarë.