Botë

Presidenti i Brazilit ha picë në rrugë, nuk lejohet të futet të restorante

Krerët e shteteve që po marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në New-York dhe që nuk janë të vaksinuar duhet të kënaqen me një copë picë në rrugë.

Kështu i ngjau edhe presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili nuk mund të hynte në asnjë restorant sepse nuk është i vaksinuar.

Bolsonaro, një populist i krahut të djathtë, dyshon në vaksinat anti-COVID dhe gjatë rrugës për në New-York tha se imuniteti i tij është mjaftueshëm i fortë për t’u mbrojtur kundër koronavirusit.

Ministrat në qeverinë e tij postuan një fotografi të Bolsonaros dhe bashkëpunëtorëve të tij duke ngrënë pica në një rrugë të qytetit të New-Yorkut. Mbështetësit e tij vlerësuan "thjeshtësinë" e Bolsonaros.

Në fakt, kryebashkiaku i New-Yorkut, Bill de Blasio, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të vaksinohen para se të nisen për New-York për pjesëmarrje në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së.

"Nëse nuk doni të vaksinoheni, as mos ejani", tha kryebashkiaku de Blasio.

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së, Abdulla Shahid, tha se për presidentët, kryeministrat dhe diplomatët e 193 vendeve anëtare zbatohet një sistem i veçantë, që do të thotë se ata nuk janë të detyruar të tregojnë dëshmi të imunizimit.

Sesioni u hap të martën pikërisht nga presidenti brazilian Bolsonaro.

Image