Botë

Franca u kërkon falje luftëtarëve algjerianë

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka kërkuar falje algjerianëve që kanë luftuar në radhët e forcave koloniale franceze gjatë luftës së Algjerisë për pavarësi, dhe që pastaj ishin masakruar dhe linçuar si tradhtarë.

Në një ceremoni solemne të ndërprerë nga të qarat e të bijës së një luftëtari, Macroni ka premtuar gjithashtu një ligj që do të garantonte reparacione për kontingjentin e njohur si harkis.