Janë publikuar pamje të rënda të një personi në Kabul që fshikullohet me kamxhik dhe rrihet nga talebanët, pasi thuhet se është kapur duke kryer një vjedhje. I lidhur për një shenjë të komunikacionit, personi goditet nga disa persona që janë tubuar, derisa ky dëgjohet duke bërtitur, raporton Dailymail.
Talebanët kanë proklamuar sheriatin, ligjin Islam me të cilin do të trajtohen çështjet në vend. Me të marrë pushtetin ata kanë theksuar se s’do të ketë padrejtësi dhe se ligji do funksionojë njësoj për të gjithë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo