Një trup i paidentifikuar është gjetur në vendin ku po kërkohej blogerja amerikane 22-vjeçare, Gabby Petito, e cila ishte zhdukur gjatë një udhëtimi që po realizonte me të fejuarin e saj, Brian Laundrie.
Lajmin për gjetjen e një trupi afër një parku, ku edhe ishte parë për herë të fundit Petito, është dhënë nga Fox News të dielën, duke cituar një mjek ligjor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPetito ishte gati në përfundim të aventurës me furgon, me të fejuarin e saj Laundrie, kur edhe është zhdukur.
Luandrie kishte ngritur spekulime për përfshirje në zhdukjen e të fejuarës, pasi më 1 shtator, ishte kthyer në shtëpinë e tij në Florida pa të.
Sipas policisë, ai kishte refuzuar të fliste me hetuesit lidhur me zhdukjen e Petitos. Ndërkaq, që nga insistimi i hetuesve, Laundrie është zhdukur po ashtu.