Botë

Pas vajzës zhduket edhe i fejuari i saj në SHBA

Familja e një djali amerikan, e fejuara e të cilit ishte zhdukur gjatë një udhëtimi më 11 shtator, ka bërë të ditur se është zhdukur edhe djali i tyre.

Brian Laundrie, 23-vjeçar dhe e fejuara e tij Gabrielle “Gabby” Petito 22-vjeçare, kishin nisur udhëtimin e tyre në korrik me një furgon, duke i dokumentuar aventurat gjatë kësaj kohe nëpër rrjete sociale dhe në YouTube.

Mirëpo, më 1 shtator, Laundrie ishte kthyer në shtëpi i vetëm, ndërkohë që familja e Petitos më vonë ka raportuar se vajza e tyre është zhdukur.

Këtë javë, policia lokale ka bërë të ditur se kishte provuar të fliste me Brian mirëpo ai kishte refuzuar që të fliste.

Ndërkaq, përmes një deklarate për media, Policia ka njoftuar se familja e tij ka thënë se nuk e kanë parë djalin e tyre që nga e marta.

Policia ka deklaruar se tani nuk janë duke punuar në hetimin e një krimi por në hetimin e disa personave të zhdukur.

Familja e vajzës së zhdukur pretendon se i fejuari i saj nuk është zhdukur por ai po fshihet. Sipas tyre, i vetmi person i zhdukur në këtë mes është vajza e tyre, Gabby.