Qytetarët e shtetit të Californias votuan me shumicë dërrmuese për guvernatorin e deritashëm demokrat, Gavin Newsom, duke i pamundësuar përpjekjet e republikanëve për shkarkimin e tij nga detyra.
Republikanët kanë thirrur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme kryesisht si pasojë e pakënaqësisë me mënyrën e tij të menaxhimit të pandemisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNewsomi e kishte bërë të detyrueshme bartjen e maskave mbrojtëse dhe izolimin e qytetarëve.
Teksa shumica e votave tashmë janë numëruar, rrjetet televizive NBC dhe CNN parashikuan fitoren e Newsomit me rreth dy të tretat.
Me miliona qytetarë kanë votuar me postë, duke e mundësuar numërimin e shpejtë të votave, menjëherë pas mbylljes së procesit.
Para hapjes së votimit, rivali kryesor i Newsomit, Larry Elder, kishte thënë se votat janë manipuluar.
Mirëpo, republikani më pas ka pranuar se përpjekjet për rrëzimin e Newsomit kanë dështuar.