Botë

Tre ish-presidentë amerikanë bashkohen për të ndihmuar refugjatët afganë

Foto: AA
 

Tre ish-presidentë amerikanë u bashkuan për të mbështetur "Welcome.US", organizatë që mbështet refugjatët afganë që shkojnë në SHBA.

George W. Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama, së bashku me gratë e tyre, me grupet e mbështetësve janë anëtarë të organizatës që do të ndihmojë mijëra afganë që u larguan nga vendi i tyre nga frika e hakmarrjes nga talebanët pasi ndihmuan forcat amerikane dhe ato aleate.