Botë

BE-ja do të dhurojë edhe 200 milionë vaksina

Foto: Reuters / ilustrim
Foto: Reuters (Arkiv)
 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku do të ndajë 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në vendet joanëtare të BE-së, deri në mes të vitit të ardhshëm.

“Prioriteti ynë i parë dhe më urgjent është të përshpejtojmë vaksinimin global”, tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor para bllokut.