Botë

Uragani Nicholas rrezikon banorët e Luizianës në SHBA

Uragani Nicholas ka zbritur në bregdetin e Teksasit në SHBA, duke shkaktuar shira të fortë dhe përmbytje kërcënuese për jetën. Uragani u rrit nga një stuhi tropikale të hënën, para se të përhapej në ora 00:30.

Njerëzve në Teksas dhe shtetit fqinj Luiziana u është thënë të presin ndërprerje të energjisë dhe rritje të stuhisë, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, mori vendim për shpallje të gjendjes emergjente në Luiziana. Ai urdhëroi ndihmë federale për shtetin.

Uragani Nicholas erdhi vetëm disa javë pasi ai Ida, i pesti më i fortë që ka goditur ndonjëherë kontinentin amerikan, vrau dhjetëra persona dhe la më shumë se një milion banorë të Luizianës pa energji elektrike.

Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve njoftoi se uragani në fjalë do të shkaktojë përmbytje edhe ditëve në vijim, si dhe mund të ketë rrezikshmëri për jetën.