Botë

Forcat izraelite arrestojnë disa familjarë të palestinezëve të arratisur nga burgu

Forcat izraelite që po kërkojnë gjashtë palestinezët që kanë ikur nga një burg i sigurisë së lartë, raportohet se kanë arrestuar disa familjarë të tyre.

Pesë anëtarë të familjeve të Mahmoud Ardahut, Munadil Infaatit dhe Mohammed Ardahut janë mbajtur në paraburgim të martën, njoftojnë grupet e të burgosurve palestinezë, raporton BBC.

Arrestimet kanë ndodhur në zonën Jenin në Bregun Perëndimor.

Ka nisur kërkimi për gjashtë të burgosurit që të hënën u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Gilboa, duke krijuar një tunel nëntokësor.

Ishte ikja e parë e një përmase e tillë nga të burgosurit palestinezë në dy dekadat e fundit, dhe ka ardhur pas atyre që mediat izraelite i kanë quajtur një seri “të gabimeve” nga autoritetet.

Grupet militante palestineze e kanë vlerësuar këtë ikje si akt “heroik”.