Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tensione në rritje në Mal të Zi

Qindra protestues janë përplasur me policinë në Cetinë të Malit të Zi në lidhje me inaugurimin e Mitropolitit të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Ceremonia e planifikuar për të dielën kryeqytetin e dikurshëm malazez, ka ngjallur pakënaqësi te kundërshtarët e Kishës serbe.

Protestuesit të shtunën hoqën rrethojat përreth manastirit në të cilin pritet të bëhet inaugurimi i mitropolitit Joanikie.

Teksa kanë hequr rrethojat, protestuesit në hyrje të qytetit Cetinë kanë bërtitur “Këtu është Mali i Zi” dhe “Kjo nuk është Serbi!”.

Malazezët janë shumë të ndarë në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe Kishën ortodokse Serbe. Më shumë se 30 për qind e popullsisë në Mal të Zi deklarohen serbë.

Edhe Raportohet për dhjetëra të plagosur në Mal të Zi Botë Raportohet për dhjetëra të plagosur në Mal të Zi

Prej muajit gusht, protestuesit në Cetinë kanë kërkuar që inaugurimi të mbahet në ndonjë qytet tjetër. Kisha ka refuzuar ndryshimin e planeve.

Që prej shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi nga Serbia më 2006 malazezët pro-pavarësisë kanë bërë thirrje për formimin e një Kishe Ortodokse të ndarë nga ajo serbe.

Autoritetet malazeze kanë bërë thirrje për qetësi gjatë ceremonisë që ka filluar të shtunën mbrëma me ardhjen e të parit të Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkut Profirije në Podgoricë.

Porfirije pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Joanikijes që do të jetë pasardhës i liderit të Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Amfilohije. Ai vdiq në muajin tetor të vitit 2020 pasi u infektua me koronavirus.

Edhe Protestuesit barrikadojnë rrugën në Cetinë, janë edhe të armatosur Botë Protestuesit barrikadojnë rrugën në Cetinë, janë edhe të armatosur

Kisha Ortodokse Serbe luajti rol vendimtar në protestat e vitit të kaluar që ndihmuan në rrëzimin nga pushteti të qeverisë pro-Perëndimit në Malin e Zi. Qeveria e re malazeze tani ka në përbërje parti përkrahëse të Serbisë dhe të Rusisë.

Përgatiti: Gent Mehmeti