Botë

Policia i nxjerr me dhunë aktivistët nga gjykata polake

Një grup aktivistësh pro-demokracisë në Poloni janë futur në mjediset e brendshme të Gjykatës Kushtetuese të vendit në shenjë pakënaqësie në prag të verdiktit kritik për të raportet e ardhshme të vendit me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian.

Disa aktivistë të tjerë kanë qëndruar para ndërtesës, duke mbajtur pankarta me mbishkrime, si “Mbyllja civile e ish-Tribunalit Kushtetues”.

Dhe në momentin kur janë hedhur bombola tymi, një grup i vogël ia ka dalë të futet në objekt. Ata synonin që ta gozhdonin simbolikisht derën e gjykatës, por nuk ia dolën dot.

Policia i ka nxjerrë me dhunë, derisa të tjerët brohoritën “Kjo nuk është gjykatë”.

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë të martën se cili legjislacion duhet të ketë prioritetet për zbatim në vend – ai polak, apo i Bashkimit Evropian. Varshava zyrtare për vite me radhë po përballet me konflikte juridike me Brukselin për shkak të politikave nacionaliste të Qeverisë polake. Aktivistët akuzojnë sistemin e drejtësisë se i është nënshtruar Qeverisë polake.