Vazhdon shpopullimi i Serbisë

Vazhdon shpopullimi i Serbisë

30 June 2017 14:22

Beograd, 30 qershor – Enti i Statistikave të Serbisë ka publikuar sot të dhënat e vlerësuara, sipas të cilave ky vend më 2016 kishte 7.058.322 banorë, nga të cilët 51,3 për qind femra dhe 48,7 për qind meshkuj, transmeton Koha.net.

Kumtesa e këtij enti thekson se ka vazhduar trendi negativ i shpopullimit të Serbisë. Koeficienti i rritjes së vjetshme të popullsisë është negativ dhe kap minus 5,2 promilë.

Në periudhën midis dy regjistrimeve të fundit – 2002 – 2011 numri i banorëve në Serbi vazhdon të regjistrojë rënie dhe ky trend ka vazhduar edhe pas regjistrimit më 2011.

Enti ankohet pse nuk paska të dhëna për popullsinë në Kosovë e Metohi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme