Mbahet ankandi i radhës i Letrave me vlerë

Mbahet ankandi i radhës i Letrave me vlerë

30 June 2017 12:34

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur ankandin e radhës të Letrave me vlerë KV010-17, në të cilin u ofertuan obligacione qeveritare me maturim 2 vite, në vlerë nominale 20 milionë euro. Prej fondeve të cilat do të huazohen nga ky ankand, 14.95 milionë euro do të përdoren për rifinancim të obligacionit 2 vjeçar të emetuar me herët, kurse 5.05 milionë euro do të hyjnë në buxhet si mbështetje buxhetore.

Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 21.95 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht, e që është 20 milionë euro, theksohet në njoftimin e Qeverisë. Norma e interesit vjetor për këtë ankand ishte 0.55%. Blerësit sipas kategorive janë Bankat me 9.80 milionë euro, fondet pensionale me 10.00 milionë euro, si dhe të tjerë (persona fizikë) me 0.20 milion euro.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme