Një gjykatë në Japoninë jug-perëndimore ka dënuar me varje kreun e një sindikate të fuqishme kriminale.
Gjykata në qytetin e Fukuoka zbuloi se Nomura Satoru, 74-vjeç, kishte urdhëruar katër sulme, një prej të cilave rezultoi me vdekje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi erdhi pavarësisht mungesës së provave të drejtpërdrejta kundër Nomuras, thanë mediat lokale. Ai mohoi çdo përfshirje.
Besohet se është hera e parë që një anëtar i lartë i mafisë japoneze, “yakuza”, është dënuar me vdekje.
"Unë kërkova një vendim të drejtë ... Ju do të pendoheni për këtë deri në fund të jetës tuaj," i tha Nomura gjykatësit kryesues pas dënimit të tij të martën, sipas gazetës japoneze Nishinippon Shimbun, transmeton BBC.
Nomura, i cili kryeson sindikatën Kudo-kai që vepron në Japoninë jug-perëndimore, planifikon të parashtrojë ankesë.
Megjithëse prokurorët nuk kishin prova të drejtpërdrejta që Nomura kishte urdhëruar sulme të dhunshme, ata argumentuan me sukses se komandimi i tij absolut mbi grupin do të thoshte se ai kishte përgjegjësinë përfundimtare.
Gjatë katër sulmeve midis viteve 1998 dhe 2014, një ish-shef i një kooperative peshkimi u vra dhe tre persona të tjerë, përfshirë një oficer policie, u plagosën.
Grupet “Yakuza” nuk janë të paligjshme në Japoni. Analistët thonë se bandat janë të përfshira në çdo fushë të veprimtarisë kriminale në vend, nga trafikimi i drogës dhe prostitucioni deri te manipulimi i tregut të aksioneve.