Botë

Talebanët sulmojnë protestuesit që e ngritën flamurin kombëtar afgan

 

Në një demonstrim të rrallë dhe të hershëm të kundërshtimit ndaj qeverisjes talebane, me dhjetëra persona janë mbledhur në qytetin lindor afgan, Xhalalabad, dhe kanë ngritur flamurin kombëtar.

Krejt kjo në një demonstratë anti-talebane zhvilluar të mërkurën, pamjet nga e cila janë transmetuar nëpër mediat sociale. Me këtë rast, protestuesit shihen teksa ngrenë flamurin trengjyrësh të Afganistanit dhe e zëvendësojnë atë të talebanëve.