Botë

Zelanda e Re rikthen izolimin për shkak të një rast me COVID-19

Foto: AP
 

Zelanda e Re ka marrë vendim të shkojë në izolim kombëtar për shkak të një rasti pozitiv me koronavirus. Autoritetet kanë njoftuar se izolimi do të jetë për tre ditë, ndërsa regjionet e Aucklandit dhe Coromandelit nga katër deri në shtatë ditë.

Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, deklaroi se varianti Delta ka ndryshuar “lojën” për koronavirus dhe se duhet shtuar masat për të parandaluar një valë të përhapjes së pandemisë, raporton theguardian.