Derisa marrja e Kabulit nga talebanët ka nxitur SHBA-në dhe aleatët e saj të evakuohen nga kryeqyteti, Kina dhe Rusia kanë treguar se nuk e kanë në plan t’i mbyllin ambasadat e tyre.
Kina ka paralajmëruar shtetasit e saj që të “qëndrojnë brenda” dhe të jenë vigjilentë për situatën, por tha se i kishte kërkuar “fraksione të ndryshme në Afganistan” të sigurojnë sigurinë e qytetarëve të saj.
Ministria e jashtme ruse tha gjithashtu për mediat shtetërore të dielën se ambasada nuk e kishte në plan të evakuohej.
Përfaqësuesit talebanë vizituan Kinën në fund të korrikut ku u takuan me ministrin e jashtëm Wang Yi. Takimi në atë kohë u pa si një njohje ndërkombëtare e talebanëve si një forcë politike.
Ministria e Jashtme e Kinës kishte thënë se do të ndiqte një politikë të “mosndërhyrjes” në punët e brendshme të Afganistanit.