Botë

Tetë të vdekur e mbi 40 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Hungari

Foto: Zoltán Mihádák/MTI /MTVA
 

Tetë persona kanë vdekur pas aksidentimit të një autobusi në Hungari në mëngjesin e të dielës, njofton “Daily News Hungary”.

Aksidenti ka ndodhur në autostradë në afërsi të Szabadabattyanit. Mësohet se dy persona tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 46 janë lënduar më lehtë.