Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e V. të martën

Maqedonia e Veriut ka regjistruar katër të vdekur nga koronavirusi të martën, duke çuar numrin e të vdekurve në 5.513. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 5.809 testime të kryera, 518 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke çuar numrin e të infektuarve në 158.681.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 31 pacientë, derisa në total numri i të shëruarve është 150.587.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Momentalisht numri i rasteve aktive është 2.581.