Botë

Nikol Pashinyan sërish kryeministër i Armenisë

 

Presidenti i Armenisë, Armen Sargsyan, nënshkroi dekretin për emërimin e Nikol Pashinyanit si kryeministër pas nominimit në parlament.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Armeni më 20 qershor, Pashinyan u nominua si kryeministër me shumicën e deputetëve që ai siguroi.