Botë

Vizitorët e vaksinuar nga SHBA-ja e BE-ja, pa karantinë në Britani

 

Vizitorët plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa më e madhe e Evropës që nga java e ardhshme do të mund të hyjnë në Britaninë e Madhe pa pasur nevojë t’i nënshtrohen karantimit.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se personat që kanë marrë të dy dozat e vaksinave të miratuara për përdorim do të mund të kryejnë teste për koronavirus para apo pas mbërritjes në vend ose të vetizolohen për 10 ditë. Porse në këtë mes udhëtarët nga Franca përbëjnë përjashtim, pasi Britania e ka cilësuar vendin me shkallë të lartë rrezikshmërie shkaku i pranisë së variantit Beta të koronavirusit. Kësisoj vizitorët francezë do të detyrohen që të karantinohen menjëherë pas mbërritjes në Angli.