Autoritetet turke kanë kërkuar dënim deri në 15 vjet burgim për pronarin e “ByLock”, aplikacion ky i mesazheve të koduara, që Ankaraja pretendon se ishte përdorur nga grupi i fajësuar për tentim puçin ushtarak të 2016-s.
Shtetasi amerikan me prejardhje turke, David Keynes, akuzohet nga autoritetet se qëndron prapa aplikacionit të mesazheve të koduara. Ai u është dorëzuar autoriteteve në Stamboll muajin e shkuar dhe është vënë në mbajtje që atëherë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia turke e lajmeve “Anadolu” ka raportuar se autoritetet kanë arrestuar me mijëra përdorues apo persona që kanë poseduar “Bylockun”, ndërsa qindra e mijëra të tjerë janë shkarkuar, pezulluar apo arrestuar në masat e shtypjes të ndërmarra nga Qeveria pas puçit. Për ngjarjet e korrikut të 2016-s, Turqia mban përgjegjës rrjetin e imamit Fethullah Gylen.
Ankaraja e shpalli të jashtëligjshëm aplikacionin “Bylock”, duke bërë të ditur se pasuesit e Gylenit e kishin përdorur atë për të komunikuar natën kur një grup ushtarësh bënë përpjekje për ta rrëzuar Qeverinë. Grupet e të drejtave të njeriut dhe fuqitë perëndimore janë shprehur të alarmuara për shtypjen, duke specifikuar se presidenti Rexhep Tayyip Erdogan e ka përdorur grusht shtetin e dështuar si pretekst për t’i shuar kundërshtimet.