Botë

Prodhuesi i armëve u ofron 33 milionë dollarë familjeve të viktimave të sulmit të vitit 2012

Kompania që ka prodhuar armën që është përdorur në një prej sulmeve më të rënda me armë në shkolla në SHBA, u ka ofruar 33 milionë euro dëmshpërblim disa familjeve.

Marrëveshja e propozuar për masakrën e vitit 2012 në Sandy Hook nga kompania Remington, që është prodhuesi më i vjetër i armëve në Amerikë, erdhi pas seancës dëgjimore për falimentimin për kompaninë.

Po ashtu është në reagim ndaj padisë së ngritur nga familjet e nëntë viktimave. Në sulmin në Sandy Hook, Adam Lanza 20-vjeçare atëbotë kishte shtënë dhe vrarë 26 persona, përfshirë 20 fëmijë të moshave nga 6-7 vjeçare dhe gjashtë mësues. Ai më herët atë ditë, para se të shkonte në shkollë, qëlloi për vdekje nënën e tij. Derisa erdhën forcat e rendit në shkollë, Lanza kreu vetëvrasje.

Në marrëveshjen e propozuar, secila nga nëntë familjet do të marrë nga 3.66 milionë dollarë. Por, kjo duhet aprovuar nga gjykatësi në Alabama që po merret me rastin e falimentimit të Remingtonit.

Shifra është më e vogël krahasim me atë që kanë kërkuar familjet. Familjet kishin kërkuar 225 milionë dollarë.

Një avokat i familjeve ka thënë se do të shihet se çfarë do të jenë hapat e radhës.