Kalifornia është bërë zonë e hajdutëve të ujit. Thatësia ekstreme që ka goditur këtë vend, ka reduktuar furnizimin e ujë, duke “aktivizuar” hajdutët, që po vjedhin miliarda galonë të burimit.
Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë deklarojnë se vjedhja e ujit është çështje e gjerë dhe serioze, derisa thatësira ka shkaktuar vjedhje rekorde të rezervarëve të ujit.
“Vjedhja e ujit nuk ka qenë asnjëherë më e ashpër. Agjencia ka luftuar vjedhjet vite me radhë, kryesisht në zonat rurale të shtetit të tharë që ka qenë shkatërrues”, ka potencuar John Nores, udhëheqës i Ekipit të zbatimit të marihuanës.
Mbi 12 miliardë litra ujë vlerësohet se janë vjedhur në tërë vendin që nga 2013-a, duke ndikuar në operacionet e ligjshme të bujqësisë, burimet e ujit të pijes, në fiset amerikane dhe komunitetet e vogla.
“Sasia e ujit po vidhet për të ujitur bimë narkotike si marihuanë. Kjo ka ndikim të madh në ujëmbajtësit tanë lokalë”, ka thënë sherifi i Qarkut, Siskiyou Jeremiah Larue. Ai thotë për CNN se qarku ku ai e mbulon është më i goditur nga hajdutët.
Zyrtarët thonë se hajdutët po vjedhin ujë duke thyer stacione uji, duke shpuar linjat furnizuese apo duke kërcënuar fermerë nëpër fshatra.