Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet avioni i zhdukur rus

Është gjetur avioni i vogël që u zhduk sot në Rusi, me të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të gjallë, ka thënë Ministria e Emergjencës së vendit.

Sipas të dhënave të azhurnuara, 19 persona, përfshirë dy fëmijë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, ishin në bord kur avioni AN-28 bëri një ulje të vështirë në një pyll të dendur në Siberi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre, por ata do të merren me helikopter në Tomsk, qyteti më i afërt, për ekzaminim mjekësor, shtoi ministria.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, një avion pasagjerësh AN-28 që fluturonte nga qyteti Kedroviy për në Tomsk lëshoi thirrje për ndihmë në zonën Bakcharsky dhe u zhduk nga radari.

Avioni i zhdukur po fluturonte nga qyteti Kedrovy për në Tomsk, sipas "Siberian Light Aviation", kompania që posedon avionin.

U konstatua se avioni ishte i aftë për të fluturuar para nisjes dhe ekuipazhi nuk raportoi ndonjë keqfunksionim gjatë fluturimit, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji, një avion tjetër AN-26 u rrëzua në Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë, ku humbën jetën 6 anëtarët e ekuipazhit dhe 23 pasagjerët në bord.