Një kompani hekurudhore që do të rekrutojë 30 gra shofere të trenave në Arabinë Saudite, thotë se ka marrë 28 mijë aplikime, raporton BBC.
Kandidatet e suksesshme do të ngasin trena me shpejtësi të madhe mes qyteteve të shenjta, Mekës dhe Medinës, pas një viti trajnimi.
Është hera e parë që gratë kanë marrë role të tilla në mbretërinë konservatore myslimane.
Për dekada, Arabia Saudite ka pasur ndër shkallët më të ulëta të grave si fuqi punëtore.
Por vitet e fundit qeveria ka bërë përpjekje për ta ndryshuar këtë. Si rezultat i ndryshimeve, pjesëmarrja e grave pothuajse është dyfishuar gjatë pesë vjetëve për 33%, dhe më shumë gra se burra u regjistruan si fuqi punëtore në gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Megjithatë, burrat ende mbajnë pjesën më të madhe të punëve, veçanërisht në sektorin publik.