Burgosja e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka nxitur trazira, ndërkaq situata është përkeqësuar edhe më shumë kur pjesëmarrësit kanë nisur plaçkitjen nëpër qendrat tregtare të Johannesburgut.
Të martën shumica e rrugëve janë bllokuar nga gomat e djegura, ndërkaq policia dhe ushtria e kanë pasur të pamundur të parandalojnë dhunën.
Që nga e hëna, më shumë se dhjetë persona janë vrarë dhe 490 të tjerë janë arrestuar. Në një adresim televiziv, presidenti i Afrikës së Jugut ka premtuar se ushtria dhe policia do të kthejnë rendin nëpër rrugë, teksa u ka bërë thirrje njerëzve që të punojnë për paqen.
Trazirat nisën gjatë javës së kaluar, kur Zuma u burgos për shmangie të gjykatës.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 75 persona të vdekur në trazirat e Afrikës së Jugut
-
Trazirat në Afrikën e Jugut: E gjuan fëmijën nga ndërtesa që digjej
-
Trazira në Afrikë të Jugut, të paktën gjashtë të vdekur
-
Ish-presidenti afrikanojugor, Jacob Zuma, dënohet me 15 muaj burgim
-
Kushtetuesja ia ndalon Zumas kandidimin në zgjedhjet e Afrikës së Jugut