Botë

Treni në Austri del nga hekurudha, përfundon në lumë

Rreth 17 persona janë lënduar lehtë pasi një tren në Austri ka dalë nga hekurudha dhe është përplasur në lumë. Siç njoftojnë autoritetet e huaja, aksidenti ndodhi për shkak të stuhisë që ka ndodhur të enjten.

Në bord të trenit ishin kryesisht fëmijë dhe adoleshentë. Aksidenti ndodhi konkretisht në Kendlbruck.