Botë

Vaksina e Modernas premtuese ndaj variantit Delta, thuhet në një studim

 

Vaksina kundër COVID-19 e kompanisë Moderna ka rezultuar premtuese në luftimin e variantit Delta të koronavirusit gjatë testimeve laboratorike, duke gjeneruar përgjigje imunitare pak më të ulët sesa krahasuar me variantin fillestar.

Studimi i ri i ndërmarrë nga kompania farmaceutike është kryer me mostrat e gjakut të tetë pjesëmarrësve, të marra një javë pas administrimit të dozës së dytë të kësaj vaksine. Kura ka nxitur përgjigje të antitrupave ndaj që të gjitha varianteve të testuara, ka bërë të ditur Moderna. Ajo ka rezultuar larg më efikase në gjenerimin e antitrupave kundër variantit Delta nga India se sa të atij Beta, të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, kanë treguar të dhënat e studimit. India ka lejuar të martën importimin e vaksinave Moderna në vend, për përdorim të kufizuar.