Botë

Partnerët e koalicionit qeverisës në Mal të Zi: Jemi kundër rrëzimit të Qeverisë

Dritan Abazoviq, Zdravko Krivokapiq dhe Aleksa Beçiq gjatë firmosjes së marrëveshjes për bashkëqeqverisje, pas zgjedhjeve të 30 gushtit 2020 (Foto: Vijesti)
 

Partnerët e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, kryeministri Zdravko Krivokapiq që përfaqëson koalicionin “Për të ardhmen e Malit të Zi”, kryekuvendari Aleksa Beçiq që përfaqëson koalicionin “Paqja është kombi ynë” dhe zv.kryeministri Dritan Abazoviq që përfaqëson koalicionin “E zeza në të bardhen”, kanë dalë me deklaratë të përbashkët pas lëkundjeve të mëdha politike në këtë vend.

Shumë deputetë, edhe brenda koalicionit qeverisës janë vënë kundër Qeverisë, pasi në Kuvend u votua rezoluta që njeh gjenocidin në Srebrenicë. Bëhet fjalë për deputetë të partive pro-serbe.