Botë

Qeverisë britanike i kërkohet plan për vaksina shtesë gjatë vjeshtës

 

Qeveria britanike duhet të planifikojë për doza të reja të vaksinave për qytetarët gjatë muajve të vjeshtës, thotë sindikata e mjekëve dhe Shërbimi Nacional i Shëndetësisë në Britani. Vaksina përforcuese vlerësohet si sfidë më e madhe, raporton BBC.

Liderët shëndetësorë thonë se ka shumë pyetje që duhet përgjigjur, përfshirë se sa gjatë zgjatë imuniteti nga dy doza të vaksinës, dhe nëse fëmijët do të vaksinohen.