Botë

Përmbytjet detyruan zhvendosjen e 1.4 milionë njerëzve në Sudan

Foto: AP
 

Përmbytjet e vazhdueshme në Sudan kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike dhe pasigurinë e ushqimit në një shtet edhe ashtu në krizë të madhe humanitare. Në Sudanin Jugor është përmbytur një sasi e madhe e tokës së shfrytëzuar për banim, bujqësi dhe blegtori.

Organizatat e Komeve të Bashkuara kanë bërë të ditur se 1.4 milionë janë shpërngulur nga tokat e tyre shkaku i përmbytjeve, ndërkaq 7.2 milionë përballen me mungesë të madhe të ushqimit.