Botë

SHBA-ja alarmon për rrjedhje gazi radioaktiv në një central bërthamor në Kinë

Një stacion bërthamor kinez po rrjedh gaz radioaktiv dhe kjo mund të shkaktojë një katastrofë të madhe, bazuar në raportet sekrete të inteligjencës amerikane, shkruan Daily Mail të hënën.

Centrali bërthamor Taishan, i vendosur në provincën jugore Guangdong, mendohet të ketë rrjedhur për të paktën dy javë, pasi një firmë franceze që është bashkëpronare e objektit, raportoi problemin në Uashington.

“Firma franceze e pranoi hapur problemin të hënën, duke thënë se po punon për të rregulluar atë”, shkruan Daily Mail.

Sipas Daily Mail, agjentët amerikanë kanë kaluar javën e fundit duke monitoruar situatën dhe kanë arritur në përfundim se centralil mund të kthehet në një katastrofë të madhe, ndonëse aktualisht situata nuk është në “nivelin e krizës”.

Ndërkohë, operatori i termocentralit, pronë e Grupit të Energjisë Bërthamore të Kinës, tha në një deklaratë të dielën në mbrëmje se "treguesit mjedisor të Centralit Bërthamor Taishan janë normal".