Qeveria britanike po konsideron shtyrjen e heqjes së kufizimeve edhe për katër javë në Angli, i kanë thënë burimet BBC-së.
Faza e fundit e heqjes së kufizimeve, ishte e planifikuar për 21 qershor.
Por, ky vendim mund të merret pas rritjes së rasteve me COVID-19 dhe përhapjes së variantit Delta.
Ende nuk është marrë vendimi, por të dhënat do të shqyrtohen deri në një deklaratë publikë e cila do të jepet të hënën.
Shtyrja e datës së heqjes së kufizimeve do të mundësonte që programi i vaksinimit të ketë efekt më të madh.
Pjesa e fundit e heqjes së kufizimeve në Angli parasheh hapjen e klubeve të natës dhe lejimin e dasmave e ngjarjeve të tjera.