Liderët e Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, G7, do të zotohen për ndarjen e 1 miliard dozave të vaksinave për koronavirus në vendet e varfra, gjatë takimit të grupit në Angli, ka deklaruar kryeministri britanik Boris Johnson.
Shpejtimi i rikthimit të botës nga pandemia është çështje parimore në samitin që do të mbahet nga liderët. Derisa vendet si SHBA-ja dhe Britania tashmë kanë vaksinuar shumicën e të rriturve, shumë të tjerë kanë pak doza ose asnjë, raporton AP
Johnson ka thënë se zotimi i liderëve të G7-it nënkupton se “mund të vaksinojmë botën deri në fund të vitit të ardhshëm dhe ta ndërtojmë sërish më mirë nga koronavirusi”.
Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA-ja do të ndajë 500 milionë doza dhe Johnsoni ka thënë se do të ndajë 100 milionë.