Botë

Policia izraelite përdor forcën ndaj protestuesve palestinezë, dhjetëra të lënduar

Foto: AP
 

Të paktën 23 persona kanë mbetur të lënduar nga ndërhyrja e policisë izraelite tek mbështetësit e palestinezëve që po përballen me dëbimin e detyruar në Jerusalemin Lindor.

Kryqi i kuq palestinez ka bërë të ditur, se 23 persona kanë mbetur të lënduar kur forcat izraelite policore kanë hedhur gaz dhe granata në drejtim të aktivistëve të cilët ishin mbledhur për tu solidarizuar me familjet e Palestinës të cilat po përballen me dëbim të detyruar.