Liderët opozitarë të Izraelit thonë se janë afër që të pajtohen për të formuar koalicionin që do t’i jepte fund qeverisjes 12-vjeçare të Benjamin Netanyahut, raporton BBC.
Kreu i partisë së qendrës Yesh Atid, Yair Lapid, shpreson të njoftojë së shpejti për koalicionin qeverisës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi duhet ta bëjë këtë para mesnatës pasi do t’i skadojë mandati.
Bazuar në marrëveshjen e propozuar, politikani i krahut të djathtë Naftali Bennett, do të jetë kryeministër për dy vjet ndërsa më pas do t’ia dorëzojë pushtetin Lapid.
Netanyahu ende po bën përpjekje që të bllokojë formimin e qeverisë së re. Nëse qeveria e re dështon të sigurojë shumicën e Knessetin me 120 ulëse, atëherë Izraeli rrezikon të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet.