Papa Françesku ka ndryshuar ligjet e Kishës Katolike për dënimin e abuzimit seksual.
Është rishikimi më i madh i kodit penal për afër 40 vjet.
Ligjet e reja i bëjnë abuzimin seksual, shfrytëzimin e fëmijëve për marrëdhënie seksuale, posedimin e pornografisë së fëmijëve dhe mbulimin e abuzimit, vepra penale sipas ligjit të Vatikanit.
Ndryshimet në ligje morën 11 vjet të rishikoheshin dhe përfshinë ekspertë ligjorë, raporton BBC.
Kisha Katolike është tronditur përgjatë vitesh nga mijëra raportime për abuzim seksual nga priftërinjtë dhe mbulimi i tyre nga klerikët, në të gjithë botën.
Viktimat dhe kritikët janë ankuar për vite se ligjet e mëhershme ishin të dizajnuara të mbronin kryesit e krimeve.
Sipas ligjeve të reja, priftërinjtë detyrohen që të ndërmarrin veprime menjëherë kur një ankesë bëhet. Ato ndalojnë edhe regjistrimin e rrëfimeve dhe kryerjen e mashtrimeve.
Ligjet hyjnë në fuqi më 8 dhjetor.